Transmetuar më 19-04-2022, 21:10

Më shumë se një milion e gjysmë pula kanë ngordhur dhe/ose asgjësuar në kompanitë më të mëdha që rrisin këto shpendë për vezë dhe mish, bën të ditur noa.al duke cituar burime nga ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ngordhja masive vjen pas infektimit të tyre nga gripi i shpendëve që erdhi në Shqipëri pas depërtimit në rajonin e Ballkanit, kryesisht fqinjët përreth nesh.

Epiqendra e epidemisë është Durrësi, por edhe në Dibër e Korçë ka vatra të shumta. Megjithatë në këto qarqe nuk ka kompani aq të mëdha mbarështimi pulash sa në Durrës.

Situata ka bërë që njerëzit të frenohen në konsumimin e pulave dhe vezëve dhe për pasojë ka rënë çmimi i tyre.