Teksa faza e dytë e luftës në Ukrainë ka filluar, kryeministri britanik Boris Johnson u tha sot deputetëve se prioritetet e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë afatgjata pasi “ne përballemi me pasgoditjet ekonomike të agresionit rus”.
Johnson njoftoi se qeveria e tij do të trajtojë ndikimin e çmimeve të energjisë në faturat familjare duke bërë rimbursimin e tyre.
"Qeveria britanike do të mmbështesë familjet që janë në vështirësi për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë", tha Johnson.
Kryeministri u zotua të bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët ndërkombëtarë për t’u “përballur agresionin e Putinit”.