Transmetuar më 19-04-2022, 15:52

Partia Socialiste ka bërë të ditur se ditën e nesërme në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me shoqërinë civile për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ndërsa konsultimet për bashkëpunim me opozitën do të mbahen në orën 17:00 me grupet parlamentare përfaqësuese. Tre të mandatuarit për konsultimet mbi zgjedhjen e presidentit janë Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd