
Majori Sergiy Volyna, komandanti i brigadës së 36-të të marinsave ukrainas, të rrethuar në Mariupol, i shkroi një letër Papa Françeskut duke kërkuar që të ndërhynte për të shpëtuar popullsinë e rraskapitur civile në qytet:
"Shenjtëria juaj, Papa Françesku! Unë ju drejtohem për ndihmë, ka ardhur koha kur vetëm lutjet nuk mjaftojnë më. Ndihmoni t’i shpëtoni ata. Sillni të vërtetën në botë, ndihmoni të evakuoni njerëzit dhe shpëtoni jetën e tyre nga duart e Satanit, që dëshiron të djegë të gjitha qeniet e gjalla.
Me siguri keni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurt se nuk e keni parë kurrë këtë që po ndodh në Mariupol. Sepse këtu duket ferri në tokë, – shkruan ai përsëri. – Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh këtu çdo ditë.
Në fabrikë, gra me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe të ftohtë. Çdo ditë nën shënjestrën e avionëve armik. Të plagosurit vdesin çdo ditë, sepse nuk ka ilaçe, ujë, ushqim".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





