






SHBA- Fansat janë treguar të rreptë ndaj një një influencuese, e cila pretendon se la punën e saj për t’u bërë “e dashura që qëndron në shtëpi”.
Fotot ngjallën pakënaqësi kur ajo nisi të reklamojë në rrjetet sociale mburrje për “të dashurin e saj të pasur” dhe stilin e jetës luksoze që reklamon.
25-vjeçarja Autumn nga Uashingtoni ka plot 68 mijë ndjekës në “TikTok”, ku shpeshherë poston video nga udhëtimet me helikopter privat, pushimet luksoze në mbarë botën dhe “shopping” në markat më të famshme, duke përdorur kartën e kreditit të partnerit të saj.
Autumn, e cila nuk ka një punë, nuk e ka aspak problem që i dashuri i saj i pasur i financon jetesën luksoze që bën. Madje nuk ngurron që këtë fakt ta tregojë edhe për fansat e shumtë.
Pavarësisht kësaj, disa ndjekës shprehen se videot e saj në rrjetet sociale janë me shije të dobët. Madje të tjerë e kritikojnë të renë për faktin se mburret për luksin që ka, duke qenë se nuk punon për të.
Së fundmi, influencuesja ka ndarë me fansat një video ku shfaqet së bashku me një shoqe, teksa udhëton për në festivalin muzikor Coachella me një helikopter privat.
Për këtë fluturim kishte paguar i dashuri i saj, e prandaj ndjekësit menjëherë e kanë kritikuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





