Transmetuar më 19-04-2022, 07:48

Mali i Zi- Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ndërsa ndodhej në një takim, flamuri i BE e ‘mbështjell’ pas koke dhe ai tenton ta largojë.

‘Incidenti’ i pazakontë ndodhi derisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiq po mbante fjalim.

Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkovic të cilit për shkak të erës, kokën ia mbuloi flamuri i BE’së.

Pavarësisht tentimeve të Alkovic, largimi i flamurit s’po ndodhte.

Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet. Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u ‘godit nga vlerat europiane’.

Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd