Transmetuar më 18-04-2022, 22:48

‘Tersi’ po e ndjek Einxhel Shkirën. Ende pa marrë veten nga incidenti që i ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku theu krahun keq, Einxhel Shkirës i ka ndodhur një tjetër incident.

Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja e njohur përmes një postimi në rrjetet sociale. Dhe këtë gjë ajo e lidh me ngjyrën e bardhë në vesh për të cilën thotë se nuk is jell fat të mirë.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka publikuar këmbën e lënduar duke mos treguar se çfarë i ka ndodhur konkretisht ndonëse duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

“Mendova se ishte thjesht një rastësi e përsëritur, refuzova ta besoj”– i përgjigjet ajo një ndjekëseje e cila i thotë se sa herë vesh të bardha lëndohet.

E në fakt duket se bëhet fjalë për festën e ditëlindjes së Monikës pasi pikërisht atë ditë Einxhel ishte veshur me të bardha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd