
Tiranë- Stresit i thyejnë kamerat e shtëpisi. Arkimed Lushaj publikoi pamje në Instagram që tregonin disa persona teksa tentojnë të heqin kamerën e sigurisë të cilën reperi e ka të vendosur në hyrje të banesës.
“Kta jan horrat e natës prishin kamerat hahahaahah e montuam prap, por po ju zuna jau vuna ta dini o fispredha hahahahah po ju kan kap kamerat tjera idiota…”, ka shkruar Stresi.
Nuk ka ende detaje se përse ka ndodhur kjo gjë dhe nëse lidhet me ndonjë nga grupet me të cilat Stresi nuk ka raporte të mira në Hip-Hop.
Ditët e fundit i ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij me Keisin. Pasi u publikuan fotot e saj duke punuar si kamariere në Kanada, Stresi i doli menjëherë në mbrojtje.
Ai tha se ka qenë në dijeni të punës së saj, e cila sipas tij ka shumë të ardhura, megjithatë gjatë kohës kur ishin bashkë ai shprehu se ka insistuar që të mos punonte.
Reperi shtoi se pavarësisht se familja e Keisit është e pasur, ajo mundohet të jetë e pavaruar dhe të ketë “lekët e veta.” Ai tha gjithashtu se ish-partnerja e tij punon prej 6 vitesh në atë club dhe se nuk ndihet përgjegjës për lajmet që shkruhen për të.
Kjo situatë zbuloi se ata nuk janë divorcuar zyrtarisht dhe në dokumenta figurojnë ende burrë e grua. Ishte Keisi ajo e cila tha për “Goca dhe Gra” se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njeri-tjetrin.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





