Transmetuar më 18-04-2022, 09:01





FRANCË– Kur mbetet edhe pak kohë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti aktual Emanuel Macron,ka publikuar disa foto që u bënë virale në rrjet. Mes tyre spikat një foto e cila tregon Macron duke pozuar me këmishë të bardhë të hapur, duke i zbuluar gjoksin. Fotot janë hedhur në profilin e tij në Instagram.
Kjo foto kujton aktorët si Sean Connery apo Bart Reynolds, të cilët treguan maskulinitetin e tyre duke treguar gjoksin. Në fotot e tjera Macron është fotografuar me bashkëshorten e tij, Brigitte, e më pas të tjerat tregojnë Macron duke vrapuar në fushatë dhe duke lidhur kravatën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





