Presidentja Vjosa Osmani, sërish ka folur për agresionin rus në Ukrainë. Ajo në një intervistë, ripërsëriti qëndrimet se presidenti rus, Vladimir Putin, do të kërkojë të përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin.
Osmani theksoi se është e alarmuar nga rritja e mundshme e tensioneve në Ballkan, ku Serbia është aleate e Rusisë.
“Padyshim, Putin do të përpiqet të përdorë Serbinë për të destabilizuar rajonin tonë, sepse përmes rajonit tonë ai dëshiron të arrijë Evropën. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të thotë të mbash paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian”,- tha Osmani, duke shtuar se Serbia gjatë muajve të fundit ka kryer dhjetëra stërvitje ushtarake me Rusinë.
“Ne mbetemi mjaft të shqetësuar se Serbia ka rritur sasinë e armëve që po blen dhe kjo tregon synimet e saj në rajon”,- tha ajo, duke iu referuar mbërritjes së fundit në Beograd të një sistemi modern kundërajror kinez.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd