Transmetuar më 17-04-2022, 20:05

Elbasan- policia identifikon një nga autorët që qëlluan me leva e mjete të forta në kokë kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kala’ në rrugën ‘Egnatia’ pranë shtëpisë së kancelarit.

Policia informon se nga tërësia e hetimeve dhe kqyerja e kamerave të sigurisë u bë e mundur të identifikohet njëri prej tyre, Osama Gashi, 24 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja duken dy persona, njëri me kapele të zezë prandaj policia po punon për identifikimin e autorit të dytë.

Pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

Deri më tani dyshohet që sulmi ka ardhur për shkak të detyrës. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd