Transmetuar më 17-04-2022, 16:01

Aktorja Monika Lubonja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”. Gjatë intervistës, moderatorja Roza Lati e pyeti se përse nuk martohet duke qenë se ajo është e bukur, e qeshur dhe pozitive.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

"Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira", u përgjigj Monika duke qeshur.

Kujtojmë se aktorja festoi së fundmi 54 vjetorin me një super festë mes miqsh, ku si gjithmonë u tregua shumë energjike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd