



Tiranë- Historitë e Përputhen vazhdojnë edhe pas largimit nga emisioni.
Mikela dhe Erioni ishin sot të ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Hëna dhe Dielli”. Mikela u sfidua të tregonte arsyen reale pse i kishte bërë bllok Brunos në Instagram dhe t’i kërkonte falje publikisht.
Mirëpo, Mikela zbuloi se nuk i ka bërë bllok Brunos në Instagram (siç ka thënë ai), por e ka hequr vetë ish-konkurrenti i “Përputhen”.
“Bllok nuk e kam bërë. Më ka hequr Bruno nga Instagrami për shkak se i ngeli hatri në emision që unë e sulmoja gjithmonë. Në fund të ditës unë them të vërtetën, prandaj kujt t’i djegë…Unë Brunon mund ta takoj dhe të pi kafe dhe ta kem mik, por në Instagram nuk e bëj se më ka hequr vetë i pari”, tha ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





