
Ish-kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Vaid Shaba i kanë humbur rreth 13 milionë lekë të vjetra.
Sipas Shabës, aratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të tij, por kanë humbur.
Në njoftimin që po shpërndahet në muret e shtyllat e qytetit thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Për gjetjen e tyre ish-kandidati socialist premton dhe shpërblim.
Njoftimi: Më ka humbur një qese me 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Kushdo që e ka informacionin të kontaktojë në numrin e telefoni: 0682073309 ose të vijë pranë zyrave tona ‘Exchange’ Vaid Shaba, rruga ‘Qazim Kariqi’ tek ish-stacioni i autobusëve ose përballë xhamisë. Personi që sjell paratë do të shpërblehet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





