Transmetuar më 16-04-2022, 11:11

Tiranë- Sot PD po zhvillon zgjedhje në disa degë. Kryetari i komanduar i PD (kahu i Bashës), Enkeled Alibeaj, ka dalë në një konferencë për shtyp ku foli për Berishën, bashkimin dhe të ardhmen e PD.

Alibeaj: Thirrja jonë nuk e ka gjetur mirëkuptimin e Berishës. Grupi duhet të marrë vendim pavarësisht mendimit të Berishës. Që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, duke e quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara, kam kërkuar dakordësi që në mbledhje të vinin edhe kolegë deputetë që janë përjashtuar. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhje të gjithë kolegët e pezulluar, është fakt që cdo mbledhje është bërë dhe me prezencën e tyre, dua të falenderoj cdo njërin që iu përgjigj kërkesës sonë, kanë luajtur një rol konstruktiv në mbledhje. Aktet e bashkimit duhet të jenë kokrete. PD nuk ka asnjë të tepërt.

Alibeaj: Grupi parlamentar apelon me forcë kundër gjuhës se urrejtes, bën thirrje secilit anëtar që të heqë dorë nga cdo përcarje e demokratëve. Cdo mbledhje e strukturave të partisë duhet të anulohet dhe të shtyhet në një kohë të përshtatshme. Grupi duhet të ngrejë një grup pune të përbashkët për realizimin e procesit të zgjedhjeve.

Alibeaj: Apeloj çdo koleg tjetër që të mbështesë këtë vendim, ka pasur edhe propozime shtesë. Kolegët, Gjekmarkaj dhe Xhaferraj donin të specifikonin që të përjashtonin nga PD cdo person që ka pasur dy mandate ose nuk ka fituar 2 palë zgjedhje në Kuvend. Kishte dhe të tjerë që kërkon që të specifikonin që Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Qendrimin e shumicës do ia bëj me dije Kolegjit dhe anëtarëve të PD-së. Dua të falenderoj kolegët që vendosën në plan të parë vendosën interesin e demokratëve duke ndalur cdo rrugë të njëanshme përcarëse të partise nga e cila përfiton Rama.

Alibeaj: Për ti shërbyer demokratëve duhet të jemi të bashkuar. Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj atij dhe ai ndaj meje, cështja është bashkimi i njerëzve poshtë, edhe nëse ndodh nuk është i mjaftueshëm ndaj përballjes së Ramës. Për t’u përballur në mënyrë dinjitozë duhet të mbledhim dhe qytetarët që lëngojnë nën regjimin e Ramës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd