Transmetuar më 16-04-2022, 10:44

Wanda Nara nuk gënjeu. Pak ditë më parë modelja tha se Mauro Icardi nuk i fsheh më asgjë. Dhe me gjithçka nënkuptojmë edhe përpjekjen e re të papritur të China Suarez për të komunikuar me lojtarin e PSG-së, pikërisht kur gruaja e tij ishte në Argjentinë.

"Hola”, – lexohet në "screen" e bisedës së WahtsApp, që ish-kapiteni i Interit i dërgoi gruas së tij. Kjo ishte "përshëndetja", përpjekja e re e China Suarez për t’u rilidhur me sulmuesin argjentinas, gjë për të cilin Icardi vuri menjëherë në dijeni gruan e tij.

"Është një budallallëk, por dua t’ju them të gjithëve të njëjtën gjë, – thuhet mes mesazheve të dërguara nga Icardi për Wanda. – I rimartuar! Ne do të flasim për të nesër".

Wanda më pas komentoi për një program argjentinas tentativën e aktores për të flirtuar sërish me burrin e saj: "Unë pres më të keqen e mundshme prej saj".

https://www.instagram.com/p/CcV-ysDshid/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5d93cbfd-5c58-4849-81bc-4e9ec0bded20

Kujtojmë se pak ditë më parë, llogaritë sociale të Wanda Nara u hakuan dhe, befas, nga Instagrami në Twitter, profilet e saj u çmendën, duke përhapur një sërë mesazhesh të vërteta. Ndër to zbulohen edhe biseda me admiruesit (përfshirë një futbollist argjentinas), të cilat ajo nuk i vazhdoi.

Spikat seria e pafundme e këmbimit të mesazheve me Eugenia la China Suarez, aktoren dhe modelen protagoniste të (tentativës) tradhtisë, joshësen që kishte shfrytëzuar miqësinë e tyre për t’u afruar sadopak me Mauro Icardin, duke e futur lidhjen e tyre në krizë martesore.

Ka gjithçka në serinë e postimeve që përfunduan “në dritë të diellit” për shkak të “piratit” që hyri fshehurazi në jetën private të Wandës, bashkëshortes dhe menaxheres së ish-sulmuesit të Interit, nënë dhe sipërmarrëse.

Il messaggio di Wanda Nara nelle storie di Instagram dove spiega cosa le è successo e ringrazia chi ha cercato di aiutarla a risolverle i problemi createle dall’intromissione dell’hacker.

Mes shënimeve të regjistruara në arkivin e bisedave është edhe kontakti i kërkuar nga Ezequiel Barco, mesfushori i River Plate (i huazuar tek Atlanta), por që mbeti një kërkesë e vdekur. Ai u përpoq të fliste me të, priti një tundje me kokë nga ana tjetër, por asgjë.

Wanda i mori ato mesazhe, por nuk e vazhdoi kurrë bashkëbisedimin. “Ti je perfekte…, më tundon kështu” dhe fjalë të tjera të të njëjtit regjistër me plot “emoji”, me sy të vegjël prej zemre.

Barco i thuri lavde për sharmin dhe bukurinë e saj, siç nuk mund t’i hiqte sytë për ta ndjekur përmes rrjeteve sociale. Gjithçka përfundoi aty, nuk ka asnjë gjurmë përgjigjesh nga Wanda, asnjë dialog apo ndonjë aludim tjetër. Asgjë, asnjë aluzion që mund ta kishte inkurajuar disi lojtarin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd