Transmetuar më 15-04-2022, 19:06

Tiranë- Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi morën peng dhe dhunuan një të tretë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Hostage" u arrestua në flagrancë shtetasja Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Sulltan Piraci.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që shtetasja Denalda Çezma, i kishte shtetasit Ermil Sorra.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Sulltan Piraci në bashkëpunim me Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases Denalda Çezma, shtetasin Ermil Sorra, 31 vjeç, për shkak të një borxhi.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Koçeku kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd