Transmetuar më 15-04-2022, 10:12

Krujë – Qëllohet me breshëri arme ndaj një biznesi në Nikël të Krujës.
Mobileria është në pronësi të Myslim Karaj. Ndaj mobilerisë u qëllua me armë gjatë natës duke gdhirë dita e sotme.
Sot në mëngjes pronari ka shkuar në biznes për të hapur dyqanin, por ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes thotë se ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





