Transmetuar më 14-04-2022, 15:52

SHBA- Ngjarje e rëndë në një shkollë në Misuri. Një i mitur u godit me thikë gjatë një përleshje në banjën e djemve.

Policia e Kansasit e identifikoi viktimën e goditjes me thikë dhe ai është 14-vjeçari Manuel J. Guzman. Identiteti i djalit të akuzuar për vrasje, veprim të armatosur kriminal dhe përdorim të paligjshëm të armës, nuk u bë i ditur pasi është i mitur. I dyshuari po mbahet në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur dhe nuk dihet nëse do të gjykohet si i rritur apo i mitur.

Guzman,  dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Mercy, ku iu nënshtrua plagëve të marra.

Guzman vdiq të martën mbrëma pasi u godit me thikë më herët gjatë ditës në një banjë në shkollën e mesme. Sherri mes dy nxënësve nuk dihet pse ka nisur por kur policia shkoi në vendngjarje panë 14-vjeçarin të mbuluar në gjak.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd