Transmetuar më 14-04-2022, 10:49

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin në total me 157 vite burg për të akuzuarit si të përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Për Klement Calën u kërkua 24 vite burg dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi. Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





