Transmetuar më 13-04-2022, 21:26

Policia greke publikoi sot foton e të riut shqiptar që akuzohet se ka përdhunuar një të mitur vendase, 17 vjeçe.

I dyshuari, emigrant shqiptar është pjesëtar i një grupi muzikor në Athinë.

Raportohet se 27-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe së fundmi kishte dalë nga burgu me kusht. Ai kishte vuajtur qëndrim në qeli në burgun e sigurisë së lartë të Korydallos në Athinë, raporton noa.al.

I riu ka përdorur një profil të rremë në Instagram për t’iu afruar të miturës, dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen të hënën më 11 prill.

27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez, takoi studenten e Liceut të Arteve, e tërhoqi zvarrë në një dhomë pranë zonës së Korydallos dhe pasi ndezi televizorin për të “mbytur” zërat e saj, e përdhunoi.

Më pas, sipas dosjes hetimore, e ka kthyer në shtëpinë e saj me motor, duke e kërcënuar që të mos tregonte asgjë, madje duke i përsëritur disa herë se sapo ishte liruar nga burgu.

Vajza, më vonë ka shkuar në polici ku ka denoncuar përdhunimin, duke u treguar efektivëve profilin që autori përdorte në Instagram. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd