Transmetuar më 13-04-2022, 20:10

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Forcat blu bëjnë me dije se është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd