Transmetuar më 13-04-2022, 20:07

Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjerëzore që po kryejnë ushtarët rusë në Ukrainë.

Sipas transkriptit të bisedës, një ushtar rus që ndodhet në Ukrainë ka telefonuar gruan e tij, teksa kjo e fundit i ka sugjeruar të përdhunojë gra ukrainase por duke përdorur mbrojtje.

Gruaja: Po mirë, bëje. Përdhuno gratë ukrainase atje. Vetëm mos më trego mua. Ok?

Ushtari rus: A mund të përdhunoj dhe të mos të të tregoj gjë ty?

Gruaja: Po, që unë të mos di gjë. Pse pyet?

Ushtari rus: A mundem, vërtet?

Gruaja: Po, të lejoj, vetëm përdor mbrojtje

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd