Transmetuar më 13-04-2022, 18:36

Gazment Bardhi ka ironizuar ndryshimet e reja brenda selisë blu. Floriana Garo njoftoi sot se zyra e kryetarit do të përdoret për mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë. Po ashtu edhe Sali Berisha u fotografua në zyrën e tij të re.

Sakaq, Bardhi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ndërkohë që SHBA ka pranuar masakrën e 25 Prillit, opozita është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Sipas tij, Edi Rama tani ndihet i tmerruar dhe ka kuptuar që po i vjen fundi.

“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. ??”, shkruan Bardhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd