
Will Smith është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood. Pasi mori reagime mbarëkombëtare për goditjen me shuplakë që i dha komedianit Chris Rock në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscars, aktori është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij të ardhshme.
Një burim i afërt me Smith tha për mediat amerikane: “Frika e tij më e madhe është se është zhytur në ankth të plotë dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë, përveçse të ulet duarkryq, të vuajë dënimin e tij si një burrë dhe të përpiqet të shlyejë sado që të mundet.”
Më 1 Prill, 53-vjeçari Will Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe tha se do të pranonte çdo ndëshkim të mëtejshëm që mund të shpallet nga organizata.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





