Transmetuar më 13-04-2022, 16:04

Një aksident është regjistruar sot në Ballsh ku një motor me të cilin udhëtonin 2 të rinj ka përplasur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur te “Kryqëzimi” ndërsa i plagosur ka mbetur një burrë, rreth 70-vjeç.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se incidenti ndodhi nga shpejtësia dhe manovrimi në rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd