Transmetuar më 13-04-2022, 12:21

Akuzohet se dogji dy mjete, arerstohet autori i dyshuar.

Policia e Vlorës ndaloi Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton Xh. K. Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D. Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K. Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd