Transmetuar më 13-04-2022, 07:21

NASA zbulon peshën e një komente gjigante. Teleskpi Hubble ka zbuluar një kometë e cila është mbi 128 km e gjerë dhe ka një masë marramendëse prej 500 TRILION ton. Megakometa e quajtur C/2014 UN271 (Bernardinelli-Bernstein), u zbulua për herë të parë në vitin 2010, por madhësia e saj është konfirmuar vetëm dje nga shkencëtarët. Bërthama e saj është rreth 50 herë më e madhe se bërthama e kometave më të njohura dhe është më e madhja që ka parë ndonjëherë NASA.

Ndërsa kometa aktualisht është më pak se dy miliardë milje larg nga Dielli dhe po lëviz drejt Tokës, fatmirësisht NASA siguron se ajo nuk përbën asnjë kërcënim për ne. “Ajo kurrë nuk do të afrohet më shumë se 1 miliard milje larg Diellit, që është pak më larg se distanca e planetit Saturn. Dhe kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2031”- tha NASA.

Për të verifikuar madhësinë e saj, ekipi përdori teleskopin hapësinor të NASA-s Hubble për të bërë pesë fotografi të kometës më 8 janar 2022.