Transmetuar më 12-04-2022, 22:30

Beatrix Ramosaj ka sjellë këngën që i dedikohet ndarjes së saj nga Donaldi.

Përveç tekstit që ku këngëtarja duket e penduar për cdo gjë që ka bërë për aktorin, duket se ka dhënë një sinjal me veshjen.

Gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP ku nisi lidhja e tyre, Donaldi tregoi qartë se pëlqen shumë personazhin e Spiderman.

Ndërsa Beatrix është kujdesur që veshja në klipin muzikor të jetë e një ‘heroine’, bëhet fjalë për personazhin Catwoman.

“Tani zemra ime është gur që nuk thyhet më kurrë”, thotë Beatrix në këngë duke bërë të qartë se nuk do t’ia dijë më për të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd