Transmetuar më 12-04-2022, 21:27

Korçë – Aksident i rëndë në fshatin Orman, Maliq. Makina godet një 13 vjeçar i cili ishte duke ngarë biçikletën.
Mësohet se Xheni Shaholli, ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz", kur ka aksidentuar të miturin, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në gjendje kritike dhe është nisur për mjekim më të kuruar drejt Tiranës.
Momentalisht është duke marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Korçës por pritet të niset në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





