Transmetuar më 12-04-2022, 19:40

Sali Berisha është rikthyer në mbledhje dhe kërkon të ridëgjojë propozimin për zgjidhje të Lefter Gështenjës.

Propozimi i tij është:

-Ngritjen e grupeve të përbashkëta pune në nivel qendror dhe lokal për organizimin dhe drejtimin e  procesit të bashkimit dhe zgjedhjeve në PDSH në nivel qendror (5 deputetë) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) deri më 15/04/2022.

Të drejtën për të kandiduar e ka çdo demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara më parë.

Ndërkohë duhet të fillojmë me urgjencë punën në terren duke dal të gjithë bashkë për të dhënë mesazhin e Bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, të japim mesazh të qartë për çdo demokrat qe Grupi Parlamentar është i bashkuar dhe i unifikuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd