
Një 15-vjeçar, kampioni rus i kartingut (makinat kart) ka kërkuar falje për budallallëkun që bëri, pasi u shfaq me përshëndetje nazisto-fashiste në podium, pas fitores së tij në raundin e parë të Kampionatit Evropian në Portugali.
Artem Severiukhin është kryqëzuar nga ekipi i tij, “Ward Racing”, ndërsa organi drejtues botëror i sportit motorik, FIA, ka njoftuar se ka hapur një hetim për këtë çështje.
Në pamjet video të incidentit, Severiukhin, një rus që po garonte nën flamurin italian, godet gjoksin dy herë dhe më pas duket se bën gjestin naziskin, përpara se të shpërthejë në të qeshura.
Të hënën, Severiukhin postoi një video-mesazh në kanalin Telegram të Federatës Ruse të Automobilave, në të cilin tha: "Do të doja të kërkoja falje për atë që ndodhi dje, në Kampionatin Evropian të Kartingut.
Duke qëndruar në podium bëra një gjest që shumë e perceptuan si përshëndetje naziste. Nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin dhe e konsideroj atë një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit”.
#Russian driver Artyom Severyukhin, competing under the Italian flag at the #European Junior Karting Championship, showed a #Nazi salute at the awards ceremony.
He competing under the #Italian flag because of the sanctions imposed on #Russia. pic.twitter.com/q4wOGHPsvR
— NEXTA (@nexta_tv) April 11, 2022
Duke e shpjeguar goditjen e gjoksit si një mënyrë rutinë për të shprehur mirënjohjen, ai shtoi: "Nuk mund ta shpjegoj se si ndodhi gjithçka tjetër. E di që është faji im, e di që jam fajtor dhe jam gati të ndëshkohem. Por ju lutem kuptoni se nuk e kam mbështetur nazizmin apo fashizmin me këtë gjest”.
Severiukhin ishte në gjendje të garonte nën flamurin italian si një mënyrë për të anashkaluar sanksionet sportive kundër atdheut të tij në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
FIA konfirmoi një "hetim të menjëhershëm" për atë që e konsideroi "sjellje e papranueshme" e Severiukhin, ndërsa ekipi i tij, “Ward Racing” tha se nuk do të kishte më asnjë marrëdhënie me adoleshentin:
“Veprimet e Artem Severiukhin gjatë ceremonisë së çmimit më 10 prill 2022 ishin ekskluzivisht individuale dhe nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë pikëpamjet dhe vlerat tona.
Përkundrazi, ‘Ward Racing’ qëndron me komunitetin ndërkombëtar, duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe shpreh solidaritetin e saj me njerëzit që vuajnë për shkak të këtij sulmi të paprovokuar dhe të tmerrshëm.
Në bazë të këtyre konsideratave nuk shohim më asnjë mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me Artem Severiukhin”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





