Transmetuar më 12-04-2022, 08:40

Një atentat ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkodër ku mbeti i vrarë shtetasi Nazmi Bandulla 55 vjeç me banim në lagjen ‘Partizani’.

Ngjarja u regjistrua në lagjen ‘Partizani’ rreth orës 08:15 të mëngjesit.

Nga pamjet e siguruara nga Noa.al shihet se vrasja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Burime nga vendngjarja pohojnë se ndaj 55-vjeçarit u qëllua me breshëri arme nga një mjet në lëvizje.

Lokali në fjalë ndodhet në afërsi të banesës së viktimës, dhe kafja frekuentohej prej tij pothuajse në mënyrë të përditshme.

Lidhur me vrasjen ka reaguar zyrtarisht edhe policia e Shkodrës, e cila thotë se ka ngritur disa pika kontrolli në Shkodrës, duke bllokuar të dy krahet e unazës perëndimore të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shkodrës. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd