Transmetuar më 11-04-2022, 21:31

Dikush të kontrollojë Kanye West! Kim Kardashian ka publikuar disa foto të reja pranë të dashurit Pete Davidson në Twitter dhe Instagram dhe duken thjesht shumë të dashuruar.

“Duke ngrënë natën vonë “– shkroi ajo teksa shihet se ka ngrënë pica me yllin e “Saturday Night Live”. Dyshja – të cilët janë në lidhje që nga tetori i 2021 – u shfaqën si dy pëllumba të dashuruar teksa Davidson puth Kim në faqe në një nga fotot. Ata gjithashtu kanë pozuar teksa shihen me dashuri.

Duket se fotot janë shkrepur pak orë pasi të dy bënë debutimin e tyre publik si çift në tapetin e kuq, pasi themeluesja e SKIMS ka veshur të njëjtin fustan që kishte veshur në premierën e shfaqjes së saj të re në Hulu, “The Kardashians”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd