
Një debat i fortë ka ndodhur në Kuvend mes Flamur Nokës dhe Ermonela Felajt pasi kjo e fundit i hoqi fjalën Sali Berishës.
“Kush je ti që i heq fjalën”, iu drejtua Noka, ndërsa Felaj shtoi se duhet të respektohet koha e gjithsecilit për të folur.
Deputeti Noka është afruar tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.
“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni”, tha Felaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





