Transmetuar më 11-04-2022, 15:40

Kriza energjetike që ka kapluar botën pas rihapjes prej pandemisë si edhe luftës në Ukrainë, ka bërë që qeveria greke të shpejtojë hapat në drejtim të shfrytëzimit të resurseve në det. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të bëjë një njoftim të rëndësishëm gjatë ditës së nesërme në lidhje me shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në zonën e Kretës si edhe në Jon.

Sipas burimeve , Greqia vijon prej vitesh kërkimet në Jon, shumë pranë ujërave të diskutueshme me Shqipërinë, madje ka dhënë edhe licenca kërkimi dhe shfrytëzimi për disa kompani, megjithatë sipas Mitsotakisit kjo nuk mjafton

“Sipas modelit të funksionimit të tregjeve të energjisë, tregu me shumicë i energjisë elektrike përbëhet nga marrëveshje dypalëshe ndërmjet prodhuesve/shitësve dhe blerësve dhe transaksione në bursën e energjisë,. Shkëmbimet e energjisë janë lokale dhe secila operon me pjesëmarrësit e vet,”- tha Mitsotakis.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd