
Nga Brazili vjen një episod shumë i shëmtuar dhune në një fushë të ligave të ulëta. Gjatë ndeshjes ndërmjet Desportiva Ferroviaria dhe Nova Venecia, e vlefshme për ndeshjen e kthimit çerekfinale të “Campeonato Capixaba” të shtetit të Espirito Santo, trajneri i Desportiva, Rafael Soriano goditi me kokë anësoren e linjës, Marcielly Netto.
Kështu eskaloi protesta kundër gjyqtares, të cilën e konsideroi fajtore që kishte fishkëllyer fundin e pjesës së parë pa lejuar skuadrën e tij të ekzekutonte një goditje këndi.
Një gjest i ndëshkuar menjëherë nga arbitri kryesor i ndeshjes me përjashtimin e Sorianos, i cili, duke dalë nga fusha vazhdoi të kërcënonte anësorin që të mos bënte denoncim për sulmin.
Një qëndrim i konfirmuar edhe pas ndeshjes në një intervistë për mediat vendase, ku Soriano u shpreh kështu: “Ajo thjesht po përpiqet të përfitojë nga situata, sepse është femër. Fillimisht ajo është shtyurë lojtarët dhe tani dëshiron t’i bëjë njerëzit të besojnë se është sulmuar”.
Momento exato em que o técnico Rafael Soriano agride a assistente Marcielly Netto ao final do primeiro tempo da partida entre Nova Venécia e Desportiva
🎥: Reprodução/TV Educativa ES#FutebolCapixaba #capixabao2022 #EsporteCapixaba #FolhaVitoria pic.twitter.com/3XoFFF7QDx
— Vitor Simões (@VitorSimoesLima) April 10, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





