Transmetuar më 11-04-2022, 11:54

ELBASAN– Dy persona dyshohet se sulmuan me leva e mjete të forta kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, mbrëmjen e kaluar. Gjithçka ka ndodhur pasi ai kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi.

Raportohet se Sulkuqi nuk ka dhënë dëshminë për dhunimin që iu bë. Policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Mësohet se dy autorët parkuan mbrëmjen e djeshme mjetin në hyrje të rrugës Egnatia. Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.

Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”.

Dy mendohet se janë pistat kryesore të hetimit, e para për shkak të detyres dhe tjetra për jetën personale.

Në ndihmë të policisë do vijnë edhe pamjet filmike të shtëpive apo bizneseve në rrugicën ku ndodhi ngjarja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd