Transmetuar më 11-04-2022, 07:36

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë njnë vizitë dy ditore në Gjermani.

Në orët në vijim Rama do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Pas takimit, në orën 18:15 Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median.

AXHENDA

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd