Transmetuar më 10-04-2022, 07:55

Një plagosje e rëndë me thikë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sarandë.
I plagosur mbeti 29-vjeçari Dino Majko, pas një sherri me autorin Enivled Aliu, i cili sipas dëshmitarëve e ka qëlluar gjashtë herë me thikë Majkon.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por në gjendje të rëndë për shkak se ka humbur shumë gjak.
Mësohet se i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Këta janë protagonistët e ngjarjes:
Dini Majko.
Enivled Aliu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





