Transmetuar më 09-04-2022, 17:18

Ngjarje e rëndë në Kavajë. Një grua e moshuar është hedhur në pus.
Burimet e Noa.al informojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lus i Vogël.
Nga familjarët është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





