
Barazimi me Bologna ka shkaktuar diskutime, sidomos duke marrë parasysh rezultatet e Napolit dhe Interit. Milani megjithatë dëshiron të reagojë, duke sjellë në shtëpi titullin.
Kanë mbetur vetëm pak ndeshje deri në fund të kampionatit dhe ato të “përqendrimit” dhe “qartësisë” janë disa nga çështjet e trajtuara nga Stefano Pioli në konferencën për shtyp:
"Ndeshja kundër Torinos? Juriç është një trajner që e respektoj shumë, iu jep identitet të madh ekipeve të tij. Sigurisht që patëm një ndeshje të mirë kundër Bologna, por fati nuk na lejoi ta fitonim. Çfarë jave ishte? Një ditë pushimi, pjesa tjetër ishte një javë pune me cilësinë që do të na duhet nesër.
Kundër Bologna nuk pashë një ekip nervoz, është privilegj të luftosh për Stitullin. Askush këtu nuk mendonte se ne mund ta fitonim titullin. Nesër do të na duhet një ndeshje e Milanit të vërtetë.
Duhet të përmirësojmë finalizimin dhe lojën në metrat e fundit. Saelemaekers? Ai është titullar i Milanit, pasi të gjithë janë të tillë te Milani, pastaj është e qartë se unë duhet të bëj zgjedhje. Asgjë nuk ka ndodhur, kanë qenë vetëm zgjedhje. Nëse ai luan në Torino? Le ta shohim nesër.
Nëse është një luftë tituli midis skuadrave të papërsosura? Jo, nuk ka ekipe perfekte. Merrni Manchester City që kishte 12-13 pikë përpara Liverpool-it dhe nesër do ta luajnë ndeshjen direkte me vetëm një pikë diferencë.
Pobega? Ai sigurisht që ka bërë mirë këtë sezon. A ka mundësi ta shohim sërish në Milano? Po, por nuk është koha për të folur për këtë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





