Transmetuar më 09-04-2022, 13:02

Unai Emery vazhdon të ketë kujtime të hidhura nga koha e tij në stolin e PSG. Në një intervistë dhënë "L’Équipe", trajneri aktual i Villarrealit ka rishikuar vitet e tij në kryeqytetin francez, duke kujtuar një parashikim që i bëri Nasser Al Khelaïfi dhe duke u përpjekur të shpjegojë arsyet pse ai nuk mundi të kalonte në 16-she gjatë dy sezoneve te skuadra pariziene.

Për faktin se janë tre ish-trajnerë të PSG-së në çerekfinalet e Champions League, këtë sezon, Emery nënvizon: “Kjo do të thotë se jemi të gjithë trajnerë shumë të mirë. Nëse nuk ishin të suksesshëm me PSG-në, kjo është se ka diçka tjetër që nuk shkon… (nuk e mbaron fjalinë).

Ky vit ishte një hap prapa, por i thashë Naserit (Al-Khelaïfi): Ti do ta fitosh Ligën e Kampionëve. Me kalimin e kohës do ta fitosh. Dikush duhet ta thyejë akullin në këtë drejtim. PSG është në rrugën e duhur, sepse ka një formë konsistence në rezultate dhe ende po kërkojnë të përparojë”.

Në lidhje me faktin se këta tre trajnerë (Tuchel, Ancelotti dhe vetë Emery) nuk mundën ta fitonin Champions League në Paris, ai shtoi: “Sepse është shumë e vështirë të mundesh skuadra si Bayerni apo City.

Shikoni City me Guardiolën, që është trajneri më i mirë në botë… Trajneri është një lloj personazhi suprem dhe vetëm disa të përzgjedhur janë fitues. Dhe nga këta të zgjedhur, vetëm njëri fiton Champions League. A do të thotë kjo që të tjerët nuk janë të mirë? Sigurisht që jo”.

Ai ka shpjeguar edhe situatën aktuale të PSG-së, duke aluduar në disa fjalë që Guardiola i kishte thënë vite më parë: “Guardiola dikur më tha se skuadra si Barça apo Real Madridi, pasi e kanë fituar tashmë kompeticionin, reagojnë më mirë në situata të vështira.

Çelësi është menaxhimi i zhgënjimit. Kur Barça (në kthim) shënoi katër gola dhe më pas pesë dhe arbitri gaboi, ne nuk dinim çfarë të bënim. Kundër Real Madridit (në ndeshjen e dytë të 1/16 , sezonin e ardhshëm; 1-3, 1-0), ndodhi e njëjta gjë.

Kur Benzema barazoi dhe më pas shënoi golin e dytë, pashë lojtarë që i njoh mirë, si Kimpembe apo Marquinhos, të cilët nuk dinin si të reagonin sepse ishin të zhgënjyer”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd