Transmetuar më 09-04-2022, 12:59

Adelina Tahiri ka kohë që nuk sjellë këngë të reja por është aktive në rrjete sociale. Ajo ndaj foto e video me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Edhe pse ndjekësit e kanë kritikuar për martesën e saj, pasi bashkëshorti është shumë më i madh në moshë se ajo dhe është me origjinë të huaj, Adelina herë pas here bën dedikime të ëmbla për  Serjozha Markov.

Madje së fundmi, ajo ka ndarë me 437 mijë ndjekësit në “Instagram” një foto ku shfaqet vetëm ai dhe bashkëngjitur me foton shkruan: “Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu, unë e dua”.

Pavarësisht se e di që në foto do ketë edhe komente negative, këngëtarja ka vendosur që t’i lërë të lirë ndjekësit, duke mos i bllokuar komentet.

Teksa shumë e kanë komplimentuar dhe i shkruajnë se “nuk ke pse i jep llogari askujt”, ka dhe komente negative: “Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd