Transmetuar më 09-04-2022, 11:33

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim është ndaluar nga policia e Shtetit.

Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga policia.

Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.

Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd