Transmetuar më 08-04-2022, 22:43

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, vendosi sot t’i ndalojë aktorit Will Smith pjesëmarrjen në ndarjen e Çmimit Oscar për dhjetë vjet, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në ceremoninë e fundit të Oscars.
Sakaq, pas këtij vendimi ka reaguar edhe aktori, Will Smith.
“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” u shpreh ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six.
Akademia vendosi që Smith të mbajë Oscarin e tij për rolin në filmin “King Richard”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





