Transmetuar më 08-04-2022, 20:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë. Mediat kosovare bëjnë me dije se një djalë ka vrarë nënë e tij, duke i prerë kokën me sopatë.

45-vjeçari i identifikuar si U.D., vrau nënën e tij 73-vjeçare, N.D., tre muaj pasi kishte dalë nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

45 vjeçari kishte nisur trajtimin në spital që prej vitit 2017, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar atë të kryejë aktin ekstrem.