Transmetuar më 08-04-2022, 16:22

Vali Corleone është dërguar në paraburgim me një afat 1-mujor në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Ai akuzohet për kanosje ndaj të atit të cilin e kërcënoi t’i lironte shtëpinë, ose do e zhdukte.

Sipas informacioneve, Corleonen e kanë refuzuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë me motivin se nuk kanë pasur vende të lira.

Prokuroria kishte kërkuar futjen e tij në psikiatri me qëllim që të mbahej nën vëzhgim.

Corleone mësohet se ka hyrë në banesën e të atit duke e kërcënuar: Ke afat 24 orë me ma liru shtëpinë ndryshe nu e di çfarë të gjen-mësohet t’i ketë thënë ai babait.

Ky i fundit i frikësuar, është larguar dhe e ka kallëzuar penalisht në polici.

Pasi të dalë nga ambientet e burgut, Corleone nuk do të mund të takojë familjarët e tij për shkak se ka marrë një urdhër-ndalimi nga Gjykata.