
Berlin- Zëvendës ministri gjerman në ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 prill.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada gjermane në Tiranë, mësohet se pritet të firmoset marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.
Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill. Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku. Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti, – shkroi ambasada gjermane në Tiranë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





