
Manchester City është tashmë një skuadër e madhe. Sidoqoftë, ekziston përshtypja se për të kapur majat, skuadra e Pep Guardiolës ka nevojë për një qendërsulmues të aftë.
Kjo për të finalizuar sasinë e madhe të lojës së talenteve të "qytetarëve". Prandaj nuk është për t’u habitur që Manchester City ishte ndër klubet më të interesuara për Erling Haaland, sulmuesin e Borussia Dortmundit, që ka shumë kërkesa.
Ylli norvegjez, sipas mediave spanjolle, i ka thënë "jo" propozimit stratosferik financiar të "qytetarëve". Mësohet se për bomberin nordik, klubi nga "Etihad" ishte gati të paguante një pagë rreth 28 milionë euro në sezon, por për momentin përgjigja e Haaland ka qenë negative.
Pra, paratë në plan të dytë, sepse objektivi i vërtetë i sulmuesit është vazhdimi i karrierës në Spanjë. Dhe nga ky këndvështrim, Real Madridi dhe Barcelona e kanë filluar prej kohësh "El Clasico" e tyre në merkato.
E sigurt, sipas shtypit iberik, është se Haaland do të largohet nga Gjermania në fund të sezonit. Deri në fund të prillit ai duhet të marrë një vendim për të ardhmen, e cila me siguri do të jetë në Spanjë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





